Policia dhe “Prishtina Parking” shqiptojnë gjoba për automjetet e parkuara në lagjen “ Ulpiana”

Policia dhe “Prishtina Parking” shqiptojnë gjoba për automjetet e parkuara në lagjen “ Ulpiana”

Aktuale January 16, 2025 - 16:32

Kryeqyteti i Kosovës është një nga qytetet ku qytetarët kanë më së shumti halle me parkingun.

Një ndër shkaktarët e këtij problemi, sipas qytetarëve janë veturat e parkuara vend e pa vend si dhe ato të braktisura.

Një ndër lagjet më të ngarkuara është edhe ajo “Ulpiana” në Prishtinë e cila po vazhdon të jetë e ngufatur nga parkingjet e parregullta.

Banorët e kësaj lagje thonë se “Prishtina Parking” s’po kujdeset fare për këtë lagje, e cila është kthyer në kaos.

Ata kanë fajësuar institucionet komunale dhe Policinë e Kosovës të cilët nuk po marrin masa.

Por menjëherë pasi Zeri, publikojë pamjet e kësaj lagje të mbingarkuar nga automjetet në lagjen "Ulpiana", Policia dhe "Prishtina Parking" morrën masa të menjëhershme duke dalë në vendin e ngjarjes dhe duke shqiptuar kështu gjoba për shoferët të cilët në vazhdimësi kishin parkuan veturat në këtë zon duke bllokuar kshtu edhe daljet nga parkingu. /Zëri