Me ftesë të presidentit, Edi Rama arrin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Me ftesë të presidentit, Edi Rama arrin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Aktuale January 14, 2025 - 17:40

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka publikuar momentin e arritjes atje.

“Abu Dabi – Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, me ftesë të Presidentit të EBA, Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan”, ka shkruar Rama.