Ambasadori britanik takohet me Haradinajn, flasin për rrugën Kosovës drejt institucioneve Euro-Atlantike

Ambasadori britanik takohet me Haradinajn, flasin për rrugën Kosovës drejt institucioneve Euro-Atlantike

Aktuale January 14, 2025 - 20:23

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka zhvilluar një takim me kandidatin për kyreministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Hargreaves shkruan se ishte kënaqësi diskutimi me Haradinajn për mundësitë për rrugën e vazhdueshme të Kosovës drejt institucioneve Euro-Atlantike, transmeton klankosova.tv.

”Kosova mund të jetë krenare për integritetin e proceseve të saj zgjedhore si një demokraci e re. Gëzova të diskutoja rëndësinë e ruajtjes së këtij integriteti me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj sot, si dhe mundësitë për rrugën e vazhdueshme të Kosovës drejt institucioneve Euro-Atlantike”.

Image