Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, sot lëshohet uji në kanal

Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, sot lëshohet uji në kanal

Aktuale January 14, 2025 - 12:09

Sot edhe zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit, pas sulmit terrorist që ndodhi në kanal.

Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, transmeton Zeri.info.

“Jam i gëzuar dhe falënderues për të gjithë ata që kontribuuan drejtpërdrejt që kanali të sanohet dhe për asnjë moment qytetarët të mos mbesin pa rrymë e ujë”, ka shkruar Durmishi.

Kujtojmë se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit ndodhi më 29 nëntor të vitit të kaluar dhe u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas Policisë së Kosovës dhe u cilësua si më i rëndi në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99. /Zëri