Aksion simbolik nga shqiptarët në Luginë kundër diskriminimit nga institucionet serbe

Aksion simbolik nga shqiptarët në Luginë kundër diskriminimit nga institucionet serbe

Aktuale January 14, 2025 - 10:21

Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë zhvilluar aksion simbolik të martën para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se aksioni u zhvillua kundër diskriminimit të shqiptarëve, që sipas tij një shqiptar u dënua me gjobë për një koment në Facebook e një zyrtare policore serbe s’u dënua “pasi na quajti minj”.

“Shqiptarët i shihni me llupë, ndërsa për serbët i mbyllni sytë. Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc. Për një koment në Facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH-së. Shqiptari u dënua me pretekstin e intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja, e cila na quajti minj. Prandaj, ‘alo Policia, alo Prokuroria’ ishte thirrja jonë sot!”, shkroi Lutfiu.