Rama: Të mos jemi njëri në tryezën për anëtarësim në BE dhe tjetri në listën e sanksioneve
Foto: Laura Hasani

Rama: Të mos jemi njëri në tryezën për anëtarësim në BE dhe tjetri në listën e sanksioneve

Aktuale December 20, 2024 - 12:12

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka përmendur sanksionet që BE-ja ia ka vendosur tash e një kohë Kosovës.

Rama tha se dëshira e tij është të mos jenë njëri në tryezën për anëtarësim në BE dhe tjetri në listën e sanksioneve të BE-së, të cilat ai i quajti absurde dhe tha se në Samitin e fundit me BE-në, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë kërkuar që këto masa të hiqen, transmeton Zeri.info.

“Dëshira ime e zjarrtë e patregueshme me fjalë është që të mos jemi njëri në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE, kurse tjetri në listën e sanksioneve të BE-së, të cilat sot janë një absurditet absolut dhe së bashku me presidenten në Samitin me BE-në dy ditë më parë, kemi këmbëngulur me forcë që ato masa të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e BE-së që janë penguar, për shkak të atyre masave të mos digjen”, tha Rama në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. /Zëri

Image