Deputetja e PDK-së thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Foto: Laura Hasani

Deputetja e PDK-së thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë

Aktuale December 19, 2024 - 11:35

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se saga me ushtarët e FSK-së po vazhdon.

Sipas Deliut, tani ushtarët në kazermën “Adem Jashari” kanë mbetur edhe pa energji elektrike, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë:

Sagë me ushtarët e FSK-së

Ushtarët e FSK-së edhe po mërdhijnë. Përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbetur edhe pa energji elektrike.

Sapo më informuan se kazerma "Adem Jashari" është pa rrymë 6 orë në ditë. Vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, hapësirat e tjera janë në mëshirë të fatit.

Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë!