Osmani takohet me Kongresistin republikan Burchett, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik
Foto: Facebook

Osmani takohet me Kongresistin republikan Burchett, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Aktuale December 13, 2024 - 18:25

Rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin në qendër të bisedës gjatë takimit të presidentes Vjosa Osmani me Kongresistin republikan Tim Burchett.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me Burchett janë dakorduar se investimet dhe krijimi i lidhjeve ekonomike të qëndrueshme janë rruga e duhur përpara, jo vetëm për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, por edhe për të forcuar miqësinë dhe partneritetin afatgjatë midis dy vendeve.

Takimi është zhvilluar në Washington D.C., ka njoftuar Osmani.