Masa të shtuara të sigurisë në vendin ku ndodhi shpërthimi mbrëmë [foto]
Aktuale
November 30, 2024 - 12:21
Një numër i madh i policëve të njësisë speciale janë parë sot në vendin ku mbrëmë ndodhi një shpërthim në kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Masat e sigurisë duket se janë marrë edhe pasi vendin e ngjarjes e ka vizituar sot kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, shkruan Zeri.info.
Zëri ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: