Osmani takohet me homologun bullgar, diskutojnë për bashkëpunim në mbrojtje, politikë të jashtme dhe arsim

Osmani takohet me homologun bullgar, diskutojnë për bashkëpunim në mbrojtje, politikë të jashtme dhe arsim

Aktuale November 09, 2024 - 21:04

Presidentja Vjosa Osmani, në Budapest të Hungarisë është takuar edhe me homologun e saj bullgar, Rumen Radev.

Bashkë biseduan për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Tutje, e para e vendit thotë se Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

“Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Me presidentin Rumen Radev, diskutuam për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Osmani.