Fillon asfaltimi i rrugës së Gushafcit, projekt i shumëpritur për qytetarët e Deçanit
Aktuale
November 09, 2024 - 13:03
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për fillimin e asfaltimit të rrugës “Sadri e Adem Osaj” (Rruga e Gushafcit), duke e quajtur këtë një projekt të shumëpritur nga qytetarët.
Në një postim në Facebook, ai theksoi rëndësinë e këtij projekti për banorët dhe vizitorët e zonës.
“Pritja e kahmotshme e qytetarëve të Deçanit po konkretizohet me nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës”, ka shkruar Ramosaj.
Përfundimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë qasjen në natyrën e bukur të kësaj ane, duke rritur mundësitë për rekreacion dhe turizëm.