Osmani sërish takon sekretarin e NATO-s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rolin e KFOR-it

Osmani sërish takon sekretarin e NATO-s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rolin e KFOR-it

Aktuale November 09, 2024 - 11:59

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur sërish për një takim në Budapest me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi i Osmanit me sekretarin e NATO-s u zhvillua në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian

“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë”, shkruan Osmani në Facebook.

Osmani në Budapest është takuar edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, kryeministrin e Mbretërisë sëBashkuar, Keir Starmer, presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.