Aziri: Do t’i përdorim të gjitha mjetet që na i lejon ligji, për ta mbrojtur legjitimitetin

Aziri: Do t’i përdorim të gjitha mjetet që na i lejon ligji, për ta mbrojtur legjitimitetin

Aktuale October 01, 2024 - 13:37

Elmi Aziri, nga ASH e Selës, foli për 100-ditëshin e Qeverisë, që sipas tij janë 100 ditë gënjeshtra e mashtrime.

Aziri tha se asnjë premtim parazgjedhor i koalicionit Vlen nuk është i përfshirë në programin qeverisës.

“Nëse analizojmë 100-ditëshin e Qeverisë, mund shumë lehtë dhe drejt të konstatojmë se janë 100 ditë mashtrimi, janë 100 ditë gënjeshtra, janë 100 ditë nënshtrime, 100 ditë nënçmime”, tha Elmi Aziri në “Daily Click”.

Aziri tha se do t’i përmendin të gjitha dështimet e Qeverisë në 100 ditë qeverisje dhe do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme. I pyetur nëse do të ketë protesta, Aziri tha se ende nuk janë është vendosur diçka e tillë por, siç tha, do t’i përdorin të gjitha mjetet që ua lejon ligji për të mbrojtur legjitimitetin.

“Nuk bisedohet për destabilizim, përpos se në kokën e tyre. Absolutisht se shqiptarët nuk kanë nevojë e as nuk e kanë luksin për të destabilizuar. Shqiptarët kanë nevojë për qetësi, kushte më të mira të jetesës, demokraci, demokraci e cila po suspendohet në mënyrë arbitrare megjithatë, ne do t’i përdorim të gjitha instrumentet demokratike, ligjore që i lejon edhe ligji edhe kushtetuta, për ta mbrojtur të drejtën tonë për t’u organizuar politikisht dhe për ta mbrojtë të drejtën tonë që shqiptarët të vendosin vet se kush i përfaqëson në institucione Unë nuk mund në këtë moment ta konfirmoj një gjë të tillë sepse nuk ka ndonjë vendim por e thash se, të gjitha ato që na i lejon ligji ose kushtetuta ne do t’i shfrytëzojmë për realizimin e objektivit tonë madhor, legjitimitetin”, tha Elmi Aziri.