Funksionalizohet Qendra e Ekselencës për Gratë
Foto:Laura Hasani

Funksionalizohet Qendra e Ekselencës për Gratë

Aktuale September 17, 2024 - 15:23

Presidentja Vjosa Osmani, në funksionalizimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, tha se kjo ngjarje shënon kulimacionin për punën e grave të Kosovës.

“Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të shërbejë si një ombrellë për punën e të gjithë akterëve në rajon e përtej. Këtë qendër s’e shoh thjesht si një entitet shtesë, por si kulminacion të punës së grave të Kosovës ndër dekada, të cilat i kanë dëshmuar botës se nuk ka forcë që mund ta mposhtë shpirtin e tyre luftarak dhe etjen për drejtësi, barazi dhe dinjitet. Është puna e grave dhe heroinave tona ndër vite, qëndresa dhe vizioni i tyre i pashoq, që ka shndërruar gradualisht Kosovën në një pikë reference për sa i përket fuqizimit të rolit të grave në paqe dhe siguri”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se kjo qendër dikur do të shndërrohet në sinonim të angazhimit të koordinuar në dobi të avancimit të kësaj agjende. Kjo qendër u funksionalizua si rezultat i memorandumit të nënshkruar nga presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Image

Image