Musliu: Shefi i AKI-së s’është i përfshirë në lajmin e dhënë në RTK, Prokuroria ta hetojë Rilind Gërvallën
Foto: Laura Hasani

Musliu: Shefi i AKI-së s’është i përfshirë në lajmin e dhënë në RTK, Prokuroria ta hetojë Rilind Gërvallën

Aktuale July 25, 2024 - 19:23

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se si kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së e ka kontaktuar drejtorin e kësaj Agjencie, Petrit Ajetin, për tu informuar për vërtetësinë e lajmeve të qarkulluara se AKI është e përfshirë në lajmin e transmetuar në RTK të marrë nga medium boshnjak “Slobodna Bosna”.

Musliu në një postim në Facebook ka theksuar se drejtori i AKI-së është deklaruar se nuk është i përfshirë në këtë rast.

“Në bazë të përgjigjes zyrtare të Drejtorit Ajeti, deklaroj se AKI nuk është e përfshirë dhe nuk ka të bëjë me këtë rast. Si kryetare e Komisionit Mbikëqyrës Parlamentar ftoj Prokurorinë Speciale të intervistoj Drejtorin e RTK 1, Rilind Gërvallën dhe të zbardhë këtë rast, përndryshe kjo çështje po e dëmton jo vetëm reputacionin e AKI-së, por indirekt edhe sigurinë nacionale!”, ka shkruar Musliu.