Komuna e Prishtinës nis procedurat për blerjen e 30 autobusëve të rinj për “Trafikun Urban”
Foto: Laura Hasani

Komuna e Prishtinës nis procedurat për blerjen e 30 autobusëve të rinj për “Trafikun Urban”

Aktuale February 13, 2025 - 10:48

Komuna e Prishtinë ka njoftuar se është publikuar procedura e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj.

“‘Trafiku Urban’ po sjell 30 autobusë të rinj për Kryeqytetin tonë, duke përmirësuar shërbimet dhe përkushtimin ndaj një transporti publik më të avancuar! Falë angazhimit të kompetentëve të ndërmarrjes dhe mbështetjes së fuqishme nga Komuna e Prishtinës, ky proces ka arritur një fazë të rëndësishme. Blerja e autobusëve do të realizohet përmes procedurës dhe platformës së BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim)”, ka njoftuar Komuna.

Procedura për aplikim është e hapur deri më 2 prill 2025, pas së cilës do të bëhet zgjedhja e operatorit.

“Me përfundimin e këtij procesi, autobusët e rinj pritet të mbërrijnë shumë shpejt dhe të ofrojnë shërbime të reja dhe më të mira për qytetarët”, thuhet në njoftim. /Zëri