Edhe sot stuhi në Kosovë, ekipet e KEDS-it mobilizohen për të rikthyer gjendjen në normalitet
Foto: Zëri

Edhe sot stuhi në Kosovë, ekipet e KEDS-it mobilizohen për të rikthyer gjendjen në normalitet

Aktuale June 27, 2024 - 18:31

Meteorologët për ditën e sotme kanë paralajmëruar stuhi nëpër disa vende të Kosovës. Aktualisht një stuhi, e përcjell me erëra të forta, shi e zbrazje atmosferike, ka kapluar rajonin e Ferizajt, posaçërisht Kaçanikun e Shtërpcën, dhe rajonin e Gjilanit.

Si rrjedhojë, disa dalje tashmë janë jashtë funksionit, ka njoftuar KEDS-i.

Ekipe të shumta të KEDS-it tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për të rikthyer gjendjen në normalitet.