Deputetja e partisë së kryeministrit Sanchez: Pozicioni ynë për mosnjohjen e Kosovës mbetet

Deputetja e partisë së kryeministrit Sanchez: Pozicioni ynë për mosnjohjen e Kosovës mbetet

Aktuale June 25, 2024 - 18:37

Në debatin që po zhvillohet ne Parlamentin e Spanjës rreth kërkesës së “Junts” që Qeveria e Spanjës ta njohë pavarësinë e Kosovës ka folur edhe deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez.

Deputetja Alvarez ka thënë se pozicioni i Qeverisë së Spanjës sa i përket pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe s’ka ndryshuar.

“Pozicioni është publik dhe i njohur. Spanja mbanë pozicionin e saj mosnjohjes për Kosovën”, ka thënë ajo në Parlamentin e Spanjës, raporton Express.

Ajo ka thënë se ndonëse vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, Spanja angazhohet për një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.