Maqedonci: Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj Kurban Bajramin, festën e sakrificës
Foto: Laura Hasani

Maqedonci: Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj Kurban Bajramin, festën e sakrificës

Aktuale June 16, 2024 - 08:14

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai ka thënë se mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyesi i përhershëm për jetë në paqe.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës. Mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyesi i përhershëm për jetë në paqe. Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit. Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit. Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!”, ka shkruar Maqedonci në urimin e tij. /Zëri