Haziri numëron skandalet dhe aferat e qeverisë “Kurti”
Foto: Laura Hasani

Haziri numëron skandalet dhe aferat e qeverisë “Kurti”

Aktuale June 09, 2024 - 13:58

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, udhëheqjen e Albin Kurtit e konsideron më shumë si formë administrimi se sa udhëheqje qeverisëse.

Haziri, thotë se kryeministri Albin Kurti nga premtimi me duar të pastra e ka kthyer në administrim që ai vendosë.

“Po kjo ajo është që ka ndodhë, gjithçka çka ka thënë nuk e ka bërë. Dhe nga premtimi me duar të pastra, Kurti e ka kthyer në administrim që përjashton qeverisjen dhe administrimi i tij nënkupton se ai vendos në administrimin e centralizuan që përfshin kontratat sekrete dhe gjitha skandalet që kanë pëlcite lidhën me mënyrën se si ai administron me Republikën fatkeqësisht dhe mbi të gjitha këto kanë të bëjnë me kamuflua gjithë mekanizmin korruptiv dhe klientalizmin korruptiv që ka krijuar në sistem”, shprehet Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, për FrontOnline thotë që së paku ka qenë dashur që për skandalet dhe aferat e qeverisë “Kurti” të ketë një akt dorëheqje, sepse ato afera dhe skandale kanë pasur përmasa të mëdha.

“Së paku ka qenë dashur akti i dorëheqjes para njerëzve sepse kur ndodhin skandale të tilla në sistem me përmasa të mëdha, rezervat shtetërore është magjja e popullit dhe nëse atu kanë keqpërdor dhe nuk dihet sot se ku është vaji e gruri e as konservat, që kapin shifrën 20 milion, tregon qartë se janë futur duart deri në bërryla në kuletën e popullit dhe keqpërdorimet janë skandaloze. Dorëheqja është akt moral, por kjo përgjegjësi i bie zyrës së Kurtit dhe atij personalisht”, potencon Haziri.

Dyshi i LDK-së, thotë se nuk është punuar asgjë dhe se Qeveria Kurti duhet me dhënë llogari para popullit.

“Jo që nuk është punuar asgjë sepse 70% të punimeve në i kemi lënë në funksion të kryera, vetëm 2% kanë mbetur për ndreqim të shtyllave dhe ato janë blerë në Serbi, këta kanë thënë nuk i kanë blerë, por i kanë blerë në Serbi. Avullimi i mjeteve të buxhetit është avullim i mjeteve të popullit, pavarësisht sa është vlera dhe Qeveria duhet me dhënë llogari, dhe dorëheqja është më e pakta”, theksoi Haziri.

Ai shpreh besim në institucionet e drejtësisë dhe thotë se një ditë secili do të vije para drejtësisë për veprimet e tij.

“Shteti ka vepruar në rastin e kompanisë publike të Nagip Krasniqit i cili është në procedurë të hetimeve, por unë jam nga ai që i besoj institucioneve të shtetit, mundet me pas vonesë por drejtësia vendos herë do kur do, duhet me vepruar shteti. Edhe ai kamion që është blerë nga kryetari i Gjilanit, me para të Gjilanit pa kurrfarë procedure dhe janë paguar transaksion ndërkombëtar prej 40 mijë euro është vepër e rëndë penale e deri tek skandalet tjera. Këto skandale e tregojnë shëmtinë se si VV e ka keqpërdor emocionin e pakënaqur të qytetarëve”, përfundon Haziri.