Kurti në Cyrih takohet me përfaqësues të disa kompanive teknologjike, i fton të investojnë në Kosovë

Kurti në Cyrih takohet me përfaqësues të disa kompanive teknologjike, i fton të investojnë në Kosovë

Aktuale October 31, 2024 - 19:37

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka takuar sot me një drekë pune drejtuesit e përfaqësues të lartë të kompanive Xabia Group, Levi, Microsoft and Baloise.

Me ftesën që të investojnë në vendin tonë, kryeministri Kurti i njoftoi ata me përparësitë, potencialin dhe fushat, në veçanti atë të teknologjisë së informacionit, për cilat Kosova paraqet një mundësi të mirë dhe të përshtatshme për zgjerimin e shërbimeve dhe operacioneve.

“Pozita gjeografike, politikat fiskale dhe tatimore, infrastruktura digjitale, shërbimet elektronike, popullata e re, edukuar e shumëgjuhëshe, qëndrueshmëria institucionale, progresi ekonomik e demokratik dhe sundimi i ligjit, ishin disa nga veçoritë kyçe të ofertës së Kosovës për investitorë të huaj, e që u veçuan në këtë takim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Zëri