Në mbështetje të dashurisë, ndërtesa e ambasadës amerikane ndriçohet me flamurin e LGBTQI+
Foto: "X"

Në mbështetje të dashurisë, ndërtesa e ambasadës amerikane ndriçohet me flamurin e LGBTQI+

Aktuale June 09, 2024 - 11:11

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë është ndriçuar me flamurin e komunitetit LGBTQI+, me rastin e javës së krenarisë që është shënuar në Prishtinë.

Në një postim në “X”, ambasada amerikane ka shkruar se ndërtesa e tyre ka shkëlqyer nga krenaria.

“Ne e ndriçuam ndërtesën tonë teksa shënuam Javën e Krenarisë mbrëmë në Prishtinë. Ne qëndrojmë me komunitetin LGBTQI+ në mbështetje të dashurisë, diversitetit dhe barazisë për të gjithë”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndryshe dhjetëra persona kanë marshuar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për të shënuar Paradën e tetë e Krenarisë, dedikuar të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) e tjera.

Parada e ka përmbyllur Javën e Krenarisë në Kosovë, e cila ka nisur më 3 qershor.