Presidentja Osmani s’do që binjaket e saj të bëhen politikane
Foto: Facebook

Presidentja Osmani s’do që binjaket e saj të bëhen politikane

Aktuale June 08, 2024 - 21:59

Presidentja Vjosa Osmani, paraditen e sotme ia kushtoi librit.

Bashkë me dy vajzat e saj binjake dhe bashkëshortin Prindonin, e para e shtetit u ndal nëpër standet e Panairit të Librit në Prishtinë për t’u furnizuar me tekste për vete, për bashkëshortin, por edhe për vogëlushet e saj.

Megjithatë, pak shpenzoi pasi shumica e librave që presidentja Osmani i zgjodhi bashkë me dy vajzat e burrin, iu bënë dhuratë.

E ato iu pëlqyen goxha binjakeve të presidentes.

Osmani tregoi se vogëlusheve të saj u pëlqejnë librat me kafshë, ndërsa tha se në fushën që punon vetë, nuk po do t’i ketë edhe vajzat.

Profesionet thotë se tashmë i kanë zgjedhur, të voglat e saj.

“Njëra do të bëhet shkencëtare e tjetra shkrimtare”, tha Osmani.

Për përzgjedhjen e librave pati mospajtime në disa raste në familjen presidenciale, por pati edhe pajtime.

Ndonëse për librat vendosnin bashkë, pagesën në ato pak raste që duhej, e bënte zotëria i parë.

Me këto blerje u plotësuan dëshirat e fëmijëve, që për presidenten e shtetit është kryesorja.

E trendit të Orhan Pamukut nuk i shpëtoi as presidentja, ndonëse thotë se e veçon një tjetër autor. /Klankosova.tv