“Kemi qenë dhe do të jemi”, Kurti me ministra i prijnë “Paradës së Krenarisë” në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

“Kemi qenë dhe do të jemi”, Kurti me ministra i prijnë “Paradës së Krenarisë” në Prishtinë

Aktuale June 08, 2024 - 18:15

Edicioni i tetë i ‘Javës së Krenarisë’, u përmbyll me thirrjen për mbështetjen e personave LGBTI+, për sfidat që thonë se janë duke u përballur si pasojë e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja.

Ka nisur “Parada e Krenarisë” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me moton “Kemi qenë dhe do të jemi” nga komuniteti LGTBIQ+.

Image

Numri i pjesëmarrësve ishte i konsiderueshëm, teksa kishte edhe nga skena politike të cilët dolën për t’i dhënë përkrahje këtij komuniteti.

Image

“Ideja është që të tregojmë solidaritet më gjithë ata që vazhdojnë të jenë në një pozitë të pafavorshme. Kërkesa primare është ndërtimi i strehimoreve pasi shumë pjesëtarë të komunitetit jetojnë në ambiente të pasigurta. Pastaj kodi civil ku çdo vonesë përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Po ashtu, edhe ligji për gjendjen civile, ligji mbi shëndetin mendor”, tha aktivisti Blert Morina.

Në mesin e figurave që ishin prezentë në “Paradën e Krenarisë” ishte kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ai i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Image

Parada e Krenarisë shënon aktivitetin e fundit në kuadër të Javës së Krenarisë, e cila ka nisur prej 3 qershorit.

Image

Java e Krenarisë u dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+. Përgjatë kësaj jave, në shumë vende zhvillohen marshe e protesta, me kërkesën për njohjen e të drejtave ligjore për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.

Image

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për pranim të pjesëtarëve të këtij komuniteti në shoqëri, dhe që ata të jenë të hapur të deklarohen për orientimin seksual.

“Mund të them se çdo vit Parada e ka një perspektivë dhe qasje tjetër, përmes së cilës synohet që përfaqësuesit e komunitetit të ndihen të lirë, të jenë ata që me të vërtetë janë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Nga ky organizim, kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se është me rëndësi të madhe që Kosova dhe Prishtina të jenë të barabartë për të gjithë, pa dallim.

Image

“Është me rëndësi të madhe që Kosova, Prishtina të jenë të barabartë për të gjithë, që të ju mundësojë secilit person çfarëdo gjinie apo religjioni, që me ju mundësu të jenë vetëvetja. Pra të jemi të barabartë të gjithë, edhe këtë Prishtina po e tregon çdo vit që të jemi një kryeqytet të hapur për të gjithë, të barabartë për të gjithë, pra me i përkrahë të drejtat e gjithë qytetarëve të kryeqytetit”, tha Rama.

Në paradën e krenarisë në Prishtinë janë e cila po zhvillohet me moton “Kemi qenë dhe to t’jemi”, janë ngritur edhe flamuj të Palestinës si shenj e solidarizimit me popullin palestinez në Gaza.

Parada e Krenarisë përmbyllet me koncertin “Krejt Bashkë”.

Image

Image

Image

Image

Image

 

Image

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image