Votohen marrëveshja kornizë ushtarake Kosovë - Turqi dhe ajo për kredi me BERZH-in
Aktuale
May 16, 2024 - 12:00
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot marrëveshjen kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë.
Pro kësaj marrëveshjeje kanë votuar 85 deputetë, raporton Zeri.info.
Po ashtu Kuvendi ka miratuar me 81 vota edhe Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza. /Zëri