Dështon ratifikimi i dy marrëveshjeve të para ndërkombëtare në Kuvend
Aktuale
May 16, 2024 - 11:00
Dy marrëveshjet e para ndërkombëtare nuk kanë marrë votat e nevojshme për ratifikim.
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të ratifikojë Marrëveshjen ndërkombëtare të kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, e po ashtu nuk ka pasur vota të mjaftueshme as për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, raporton Zeri.info.
Asnjëra nga këto marrëveshje nuk mori 80 votat e nevojshme. /Zëri