Nga KiE-ja thonë se Kosova s’është në agjendë këtë javë
Sot dhe nesër Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të mblidhen në Strasburg, por anëtarësimi i Kosovës nuk do të jetë në agjendën e kësaj jave.
Kështu ka konfirmuar për “Zërin” zyrtarja për informim e Këshillit të Evropës, Estelle Steiner
“Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave këtë javë”, ka thënë Steinderi për Zeri.info.
Kujtojmë se ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar sot se i është drejtuar me një letër Këshillit të Evropës, në të cilën thuhet se Kosova po përgatit një draftstatut për themelimin "një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë".
Duket se as ky hap nuk është i mjaftueshëm që Komiteti i Ministrave ta fuste Kosovën në agjendë në minutat e fundit. /Zëri