Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Aktuale May 10, 2024 - 17:13

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 18-21 gradë Celsius.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 17-21 gradë Celsius, njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Image