Ambasada Italiane përgëzon Qeverinë për lehtësimin e procedurave për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada Italiane përgëzon Qeverinë për lehtësimin e procedurave për konvertimin e patentë shoferëve

Aktuale May 10, 2024 - 13:50

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit.

Kjo ambasadë, me anë të postimi në llogarinë në platformën “X”, thotë se mbështesin iniciativat e tilla që nxitin integrim më të madh.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit”.

“Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”.

Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se nga sot, 10 maj, nis procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale serbe në patentë shoferë të Kosovës.

Ky proces do të zgjasë deri më 9 gusht 2024.