Zemaj pret në takim një delegacion nga Landi i Bavarisë, i njofton për zhvillimin dhe historikun e Kuvendit

Zemaj pret në takim një delegacion nga Landi i Bavarisë, i njofton për zhvillimin dhe historikun e Kuvendit

Aktuale May 10, 2024 - 11:54

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pritur sot në Kuvendin e Kosovës një delegacion nga Landi i Bavarisë.

Zemaj është shprehur se me përfaqësuesit e Landit bavarez kanë biseduar për zhvillimin parlamentar të Kosovës, historikun e Kuvendit dhe temat me aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Ishte kënaqësi të presim në Kuvendin e Kosovës delegacionin nga Landi i Bavarisë i kryesuar nga dr. Günther Beckstein dhe në shoqërim të dy miqve të mijë Christian Hoferer, Kryetar i Bordit ekzekutiv të Unionit Pan-Europian në Gjermani dhe kryetarja e LDK-së për Bavari, Saranda Musliu. Bashkëbiseduam për zhvillim parlamentar të Kosovës, historikun e Kuvendit, nga vitet ’90 dhe temat me aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Të gjitha këto personalitete mbi 30 përfaqësues të CSU-së njerëz të dalluar të biznesit, të kulturës bavareze dhe të besimit të krishterë janë ura të forta të miqësisë në mes të dy popujve tanë”, shkroi Zemaj në profilin e tij zyrtar në Facebook. /Zëri