Lajçaku takohet me DiCarlon, flasin për Ballkanin Perëndimor

Lajçaku takohet me DiCarlon, flasin për Ballkanin Perëndimor

Aktuale May 10, 2024 - 10:51

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëssekretaren e përgjithshme të OKB-së për Çështjet Politike, Rosemary DiCarlo.

Lajçaku, përmes një postimi në platformën "X", ka thënë se me DiCarlon ka diskutuar për Ballkanin Perëndimor.

“Diskutim shumë i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me Rosemary DiCarlon. Gjithmonë një kënaqësi për të shkëmbyer pikëpamjet mbi zhvillimet globale dhe çështjet kryesore në agjendën e OKB-së”, tha Lajçaku. /Zëri