Kurti merr mbështetje nga ambasadori turk për votimin e ardhshëm në KiE

Kurti merr mbështetje nga ambasadori turk për votimin e ardhshëm në KiE

Aktuale May 01, 2024 - 11:54

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

Në njoftim nga Qeveria thuhet se ambasadori Angili e uroi kryeministrin Kurti për votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.

“Ai theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për votimin e ardhshëm në Komitetin e Ministrave.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen e plotë të Turqisë. Më 16 prill të gjithë deputetët nga Republika e Turqisë votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e ekonomisë, kulturës, mbrotjes dhe investimeve.

Po ashtu thuhet se Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. /Zëri