Gazetari shqiptar në Gjenevë e pyet Vuçiqin për protestat e shqiptarëve në Luginë, ja si përgjigjet

Gazetari shqiptar në Gjenevë e pyet Vuçiqin për protestat e shqiptarëve në Luginë, ja si përgjigjet

Aktuale October 01, 2024 - 21:05

I pyetur nga redaktori i gaztës zvicerane ne shqip Le canton27.ch për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku ne Beograd dhe Prishtine, fatkeqësisht flitet për lufte, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është përgjigjur se “Prishtina është ajo që nuk dëshiron dialog me Beogradin…”

Pyetjes ne vijim se a din presidentit serbe se sot ne Zvicër jetojnë mbi 20.000 shipatre nga Lugina e Preshevës dhe pse gjenden ata ketu? dhe çfare mendon për protestat e shqiptarëve diteve te fundit në Luginë të cilet akuzojnë Beogradin politika diskriminuese dhe sapstime entike, presidenti serb është përgjigjur se “po i dëgjon me vëmendje të gjitha vërejtjet e qytetarëve në Preshevë dhe Bujanoc, dhe paralajmëroi se së shpejti do të vizitojë ato komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Vuciçiq në Gjenevë, i pyetur për dy protesta, në gusht dhe shtator, të shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc, vlerësoi se bëhej fjalë për “demonstrata për humbjen e pushtetit” të forcave pro-Kurtit në Bujanoc, në veçanti.

Në muajin shtator, në Preshevë u mbajt një protestë e shqiptarëve vendas kundër, diskriminimit të kryer ndaj tyre nga shteti i Serbisë, një muaj më parë një protestë e ngjashme ishte mbajtur edhe në Bujanoc.

Në Preshevë të tubuarit mbanin pankarta “Stop pasivizimit selektiv”, “Duam tekste shqipe”, “Na ktheni adresat”, “Evropa po e shikon Serbinë”, u organizua edhe një shëtitje proteste.

Kortezhin e udhëhoqi kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Nevzad Lutfiu, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, si dhe Ardita Sinani nga e njëjta parti, si dhe kryetarja e PD-së. Shqiptarët nga Presheva, Ragmi Mustafa, raportuan në atë kohë mediat lokale.

Pas zgjedhjeve lokale të qershorit, në Bujanoc u formua një pushtet lokal multietnik i partive shqiptare, serbe dhe rome, për dallim nga ai i mëparshmi, i cili përbëhej ekskluzivisht nga partitë shqiptare.

Vuçiq ka vlerësuar se më shumë ka të bëjë me “demonstratat për humbjen e pushtetit të forcave prokuriane, veçanërisht në Bujanoc”, dhe se, siç ka thënë ai, nuk i pëlqejnë shqiptarët që janë në pushtet në Bujanoc me serbët.

“Është çështje demokratike dhe ne nuk kemi problem, në vendin tonë, ndryshe nga situata në Prishtinë, demokracia është e lejuar, në vendin tonë është normale që dikush të demonstrojë dhe ne nuk kemi problem kur demonstrojnë shqiptarët.. » ka thënë ne vazhdim Vuçiq.

Ai në përgjigjen e tij për Gazetën Shqiptare ka theksuar se të gjitha vërejtjet e tyre dëgjohen me kujdes dhe se beson se është më e rëndësishme që disa nga investitorët e mëdhenj të vijnë në Bujanoc, por edhe në Preshevë.

Ai përkujtoi se ka qenë në Preshevë (para disa vitesh) dhe se atëherë ka hapur maternitet dhe se ka qëndruar disa herë në Bujanoc dhe se ka punuar që fshatrat serbe dhe shqiptare të asfaltohen njësoj.

“Së shpejti do të rindërtojmë një shkollë dhe do të investojmë shumë para në një nga fshatrat shqiptare, do të vazhdojmë të investojmë para dhe të ndihmojmë njerëzit që jetojnë atje poshtë dhe të vazhdojmë jetën tonë të përbashkët”, tha Vuçiq.

Pyetjes se fundit se a është pershndetur me kryemnsitrin shipar Albin kuritn me dore, ai redakorti te agztes zvcerane Le canton27.ch ju eshte pergjgijur shkrut se “Kurtin, nuk kam pershëndetur kurre me dorë. Nuk besoj se është i pakënaqur, as nuk kam vajtuar për këtë!.. “.