Shaip Kamberi prezanton kandidatët për kryetarë komunash në Bujanoc e Preshevë

Shaip Kamberi prezanton kandidatët për kryetarë komunash në Bujanoc e Preshevë

Aktuale May 01, 2024 - 11:49

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka njoftuar se kanë caktuar kandidatët për kryetarë të komunave Preshevë dhe Bujanoc.

Kamberi tha se për zgjedhjet lokale e përcaktuara për 2 qershor, kandidate për kryetare të Komunës së Preshevës do të jetë Ardita Sinani, ndërsa kandidat për kryetar të Bujanocit është caktuar Ragmi Mustafa.

“Partia për Veprim Demokratik ka përfunduar një proces të brendshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale të përcaktuara për 2 qershor”, ka shkruar Kamberi.

“Për komunën e Preshevës, pas një vlerësimi të kujdesshëm të aftësive dhe angazhimeve të mundshme të kandidatëve, partia ka zgjedhur Ardita Sinanin për të kandiduar për kryetare të komunës. Ardita Sinani është një figurë e njohur në për angazhimin e saj në fushën e zhvillimit social, edukimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve në disa fusha të rëndësishme. Përfaqësimi i saj do të sjellë drejtim të ri dhe të energjishëm për të adresuar sfidat dhe të arriturat e komunës së Preshevës. Në të njëjtën kohë, për komunën e Bujanocit, pas një procesi të ngjashëm të vlerësimit të kandidatëve, Partia për Veprim Demokratik ka vendosur që listës t'i prijë nga Ragmi Mustafi. Mustafi është një personalitet i njohur në komunën e Bujanocit për angazhimin e tij të gjatë dhe të palodhur në shërbim të zhvillimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve të kësaj komune”, ka shkruar Kamberi.