Musliu-Shoshi: Kërkesat për anëtarësim në KiE tregojnë qartë që aleatët humbën besimin në qeverinë “Kurti”

Musliu-Shoshi: Kërkesat për anëtarësim në KiE tregojnë qartë që aleatët humbën besimin në qeverinë “Kurti”

Aktuale April 26, 2024 - 15:30

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kërkesat me ngulm për anëtarësim në KiE tregojnë qartë se aleatët kanë humbur besimin në qeverinë “Kurti”.

Sipas saj, interesi i qytetarëve dhe Kosovës duhet të jetë mbi të gjitha.

“Ata nuk besojnë në zotime, përfshi letrën e dërguar ku premtojnë implementimin e Asociacionit, miratimin e Kodit Civil dhe shumë çështje të tjera, nënshkruar nga Vjosa, Albini e Glauku. Kauzat e Albinit të përdorura vetëm sa me ardh në pushtet duke mos kursyer asnjë mjet ndaj partive në pushtet, sot po i kthehen bumerang. Pavarësisht kësaj, interesi i Kosovës mbi të gjitha!Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë anëtarësimin në KiE! E pafalshme do të jetë humbja e një momentumi të tillë”, shkroi Musliu-Shoshi në profilin e saj zyrtar në Facebook. /Zëri