Prokurori i Shtetit: Procesi i votimit pa asnjë rast të veprave penale kundër të drejtave të votimit
Foto: Laura Hasani

Prokurori i Shtetit: Procesi i votimit pa asnjë rast të veprave penale kundër të drejtave të votimit

Aktuale April 21, 2024 - 20:07

Prokurori i Shtetit ka lëshuar një deklaratë për publikun në lidhje me mbarvajtjen e procesit të votimit pro apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës.

Sipas tyre, procesi ka shkuar mirë dhe prokurorët e shtetit janë angazhuar dhe ishin në gjendje gatishmërie të reagojnë në çdo rast ku mund të pengohej ky proces, raporton Zeri.info.

Prokurori i Shtetit pas vizitave në qendrat e votimit ka konstatuar se nuk ëshë eidentuar asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtave të votimit.

“Prokurori i Shtetit, do të vazhdoj të mbikëqyr procesin e numërimit të votave deri në përfundimin e këtij procesi”, thuhet ndër tjera. /Zëri