
Qytetarët e Shqipërisë duan që opozita të bashkohet kundër qeverisë
Aktuale
April 19, 2024 - 23:40
Shumica e qytetarëve të Shqipërisë mendojnë se opozita duhet të bashkohet në një koalicion të madh kundër qeverisë.
Kjo është përgjigja që ata japin në shumicë në pyetjen e bërë nga Barometri në këtë javë në Euronews Albania.
Njëra ndër pyetjet e bëra ishte, “A duhet opozita të bashkohet në një koalicion të madh kundër qeverisë?“ dhe janë 64.1 për qind e qytetarëve që përgjigjen po, ndërsa 28.2 për qind mendojnë se opozita nuk duhet të bashkohet në një koalicion të madh kundër qeverisë dhe 7.7 për qind janë përgjigjur nuk e di.