Haradinaj: Deklaratat e qeverisë se i kursyen 150 milionë janë rrenë e kulluar elektorale

Haradinaj: Deklaratat e qeverisë se i kursyen 150 milionë janë rrenë e kulluar elektorale

Aktuale April 19, 2024 - 16:12

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar Qeverisë për projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, për të cilën qeveria tha se me këtë projekt do t’i kursehen buxhetit të shtetit 150 milionë euro.

Haradinaj ka thënë se investimi në këtë autostradë është duke u bërë me çmim më të lartë dhe se kjo i ndikon për keq Kosovës, raporton Zeri.info.

“Me projektin e Autostradës së Dukagjinit, ka qenë e paraparë ndërtimi i një autostrade të re, sipas standardeve evropiane e jo vetëm harrnimi i rrugës ekzistuese edhe me dy shirita. Investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese, është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut, dhe nuk i kursen buxhetit të Kosovës asgjë. Përkundrazi, shpenzohen miliona euro dhe nuk zgjidhet problemi.

Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur!”, thuhet në reagimin e tij. /Zëri