QKUK-ja jep detaje: Gjendja e policit që u godit me veturë është stabile
Foto: Laura Hasani

QKUK-ja jep detaje: Gjendja e policit që u godit me veturë është stabile

Aktuale May 03, 2024 - 21:23

Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i njëjti ishte në detyrë, është stabile.

Ekipi kujdestar i Emergjencës, kanë njoftuar se gjendja e policit është stabile dhe jashtë rrezikut. 

Ndryshe, e dyshuara ka goditur me automjet zyrtarin policor sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë,dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.