Eurokoha hap sezonin “Vera 2024” me shumë risi e oferta [foto]
Foto: Laura Hasani

Eurokoha hap sezonin “Vera 2024” me shumë risi e oferta [foto]

Aktuale April 13, 2024 - 10:59

Mysafirë nga Kosova, Turqia, Malta, Shqipëria, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria e shumë vendje të tjera, janë mbledhur të premten mbrëma në Prishtinë nga kompania “Eurokoha” me rastin e hapjes së sezonit “Vera 2024”.

Mundësitë e reja pas liberalizimit të vizave, ka bërë që kompania “Eurokoha” të zgjeroj paketat e saj turistike, ku tashmë pas Shqipërisë, Turqisë dhe Malit të Zi, ka ardhur si risi edhe bregdeti i Maltës.

LEXO EDHE: Eurokoha sjell Maltën si destinacion të ri në panairin e turizmit “Kosova 2024”

Pronari i kompanisë, Remzi Ejupi përmendi faktin që liberalizimi ka hapur mundësi të reja, ndërsa paralajmëroi që pas Maltës e cila vjen si risi nga ky vit, do të zgjerohen me oferta të reja në Greqi, Spanjë, Francë e vende të tjera, duke mos harruar që Shqipëria mbetet destinacion kryesor për kosovarët.

Image
Remzi Ejupi

“Është kënaqësi të ju shoh këtu dhe të ju shërbejmë tash e sa vite. Këtë vit jemi me fat që do të kemi mundësi të ju ofrojmë më shumë destinacione që janë ofruar deri tani, kështu që pas liberalizimit të vizave do të kemi mundësi të ju ofrojmë edhe turizmin perëndimore, sic është Greqia, Malta, Spanja, Franca dhe Italia por edhe destinacione të tjerë. Natyrisht që destinacioni kryesor mbetet Shqipëria, ku tash e sa vite jemi familjarizuar, por nuk duhet të harrojmë atë që ofron Turqia, Mlata dhe Greqia”, tha Ejupi para të pranishmëve gjatë hapjes së sezonit “Vera 2024”.

Ai tha se “Eurokoha” do të mundohet të ofrojë edhe atë që mundëson buxheti i çdo kosovari.

Ejupi nuk la pa përmendur që turizmi në Kosovë ende nuk është nivel të lartë, duke shpresuar që kjo do të ndryshojë shumë shpejt.

“Kosova akoma nuk ka turizëm të mjaftueshëm, besoj që në të ardhmen do të kemi mundësi që të zhvillojmë vendin tonë në turizëm dhe do të ofrojmë më shumë”, shtoi ai.

Image
Ndarja e shpërblimeve nga Eurokoha

Gjatë hapjes së sezonit veror, Eurokoha në koktejin e rastit ka shpërblyer bashkëpunëtorët e saj me pushime në rivieren turke, por shpërblime pati edhe për mysafirët e pranishëm me bileta për në Antalya. /Zëri

Image

Ndarja e shpërblimeve nga Eurokoha

Image