Hapet programi për financim të studentëve të nivelit master të Kosovës në SHBA
Foto: Laura Hasani

Hapet programi për financim të studentëve të nivelit master të Kosovës në SHBA

Aktuale April 12, 2024 - 12:26

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri me dije se në kuadër të programit “Fulbright” është hapur thirrja për “Fulbright Foreign Student Program” (Programi Master) për vitin akademik 2025-2026.

Ky program bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasada Amerikane. Pritshmëria është të financohen 3-4 studentë të Republikës së Kosovës për studimet master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nagavci thotë se ky program ofron mundësi për një përvojë unike për studentët, për të përparuar në fushën e tyre të studimit në një mjedis akademik të lartë.

“Përveç aspektit financiar, pjesëmarrja në programin ‘Fulbright Master’ siguron një platformë për zhvillimin personal dhe profesional të studentëve, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë rrjetet e tyre akademike dhe profesionale ndërkombëtare”. /klankosova