Në FSK organizohet “Java Ndërkombëtare e Kadetëve”
Foto: Laura Hasani

Në FSK organizohet “Java Ndërkombëtare e Kadetëve”

Aktuale April 12, 2024 - 07:40

Sot mbahet aktiviteti  "Java Ndërkombëtare e Kadetëve” në objektin e Akademisë së Mbrojtjes në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Përveç kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës pjesë e këtij aktiviteti gjatë kësaj jave do të jenë edhe kadetë nga: Kanada, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia, me ç ‘rast do të shkëmbejnë eksperiencat dhe përvojat ushtarake të shteteve të tyre”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.