Peci në veri: Ligji duhet të zbatohet njëjtë në gjithë territorin e shtetit

Peci në veri: Ligji duhet të zbatohet njëjtë në gjithë territorin e shtetit

Aktuale April 12, 2024 - 00:05

Ministri i Bujqësisë Faton Peci bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sfeçla kanë vizituar veriun e vendit.

Peci ka njoftuar për vizitën e tyre, ndërsa ka thënë se ligji duhet të zbatohet njëjtë në gjithë territorin e Shtetit.

Ai ka folur edhe për ligjin e ri të pyjeve, i cili i bartë kompetencat e mbrojtjes së pyjeve nga niveli lokal në atë qendror, transmeton Zeri.info.

Po ashti ai ka thënë se në komunat veriore do të rekrutojnë staf të ri të cilët do të kenë përgjegjësinë për mbrojtjen e pyjeve.

Shkrimi i plotë:

ëLigji duhet të zbatohet njëjtë në gjithë territorin e Shtetit.

ëNë kuadër të aktiviteteve dhe përgjegjësive institucionale, së bashku me Ministrin e MPBAP z.Xhelal Sfeqla, ishim sot në veriun e vendit.

ëBandat politike dëshironin dikur që këtë territor të Kosovës ta falnin e ta bënin pjesë të pazarit.

ëSi ka thënë i madhi Ali Podrimja, “tokë me nda nuk kam”. I porosisim të gjithë se kufijtë e Kosovës nuk i prekë dot askush ngase koha e pazarxhinjve politik ka përfunduar përgjithmonë.

ëPas më shumë se 10 viteve stagnim, tani kemi në fuqi Ligjin e Ri të Pyjeve;

ëLigji i ri i Pyjeve i bartë kompetencat e mbrojtjes së pyjeve nga niveli lokal në atë qëndror.

ëMe përgjegjesi të reja rritet niveli i përgjegjësisë për menaxhim të qëndrueshëm dhe shfrytëzim të pyjeve.

ëNë komunat veriore do të rekrutojmë staf të ri të cilët do të kenë përgjegjësinë për mbrojtjen e pyjeve.