Disa nga ekspertët për rishikim të teksteve, janë në konflikt interesi

Disa nga ekspertët për rishikim të teksteve, janë në konflikt interesi

Aktuale April 11, 2024 - 22:08

Ishte maji  i vitit 2023 kur Ministria e Arsimit hapi një thirrje për ekspertë që do të rishikonin tekstet shkollore të gjuhës shqipe dhe matematikës.

Ata ekspertë përpara se të vlerësonin cilësinë e teksteve, duhet të përmbushnin një sërë kriteresh, e ndër to asesi të mos ishin aktualisht e as dikur, autorë apo recensentë të teksteve shkollore.

Kriteri i fundit është shkelur me të dyja këmbët kur së paku tre prej ekspertëve të përzgjedhur, kishin qenë recensentë paraprakisht në Abetare e Matematikë.

Projekti në kuadër të BE- KOSED prej ku ka dalë rishikimi,  në përbërjen e saj ka pasur, Shemzi Hazirin recensent në Abetare, Ismet Poterën recensent në Matematikë e në gjuhën shqipe Fadil Latifin.

Të tre janë autorizuar pavarësisht kritereve të parapara në thirrjen e vitit 2023 e cila ndalon rreptësisht përfshirjen si konflikt interesi, me ç’rast edhe e kanë përfunduar rishikimin e tyre nëpër tekstet në fjalë.

Ndërkohë, ky grup ekspertësh tashmë kanë hartuar një raport prej 600 faqesh e të cilin tashmë në dorë e ka edhe Kryeministri.

Sipas tyre në librin e matematikës për klasat e dyta, një njësi mësimore e renditur në faqen 76 është e rëndë për këtë grupmoshë, sepse paraqet sistem të ekuacioneve lineare me dy të panjohura.