Haziri: Dorëheqja e Kurtit është mënyra e duhur për t’u hapur rrugë zgjedhjeve
Foto: Laura Hasani

Haziri: Dorëheqja e Kurtit është mënyra e duhur për t’u hapur rrugë zgjedhjeve

Aktuale April 11, 2024 - 20:52

LDK-ja po insiston në dorëheqjen e kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tyre shpërbërja e Kuvendit për të shkuar në zgjedhjet, është arsyetim që vendi të mbajë ndarje politike.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se partia e tij beson se dorëheqja e Kurtit është mënyra më e duhur për të shkuar vendi në zgjedhje, transmeton Zeri.info.

“LDK beson që akti i dorëheqjes se kryeministrit Kurti është mënyra më e duhur për t’i hapur udhë zgjedhjeve parlamentare 2024.Kurtha politike që me shpërberjen e Kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje është vetëm arsyetim që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht, në pozicione bardhë e zi”

“Ky kryeministër për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtuar konsensus. Përkundrazi, s’ka dialog politik me opozitën, as dialog social me sindikata, e as me shoqërinë civile!”, ka shkruar Haziri. /Zëri