Jashari pret në takim lamtumirës nënkolonelin Nolte, e dekoron me mirënjohje

Jashari pret në takim lamtumirës nënkolonelin Nolte, e dekoron me mirënjohje

Aktuale April 11, 2024 - 11:28

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim lamtumirës nënkolonelin Franz-Josef Nolte, atashe i Republikës Federale të Gjermanisë i akredituar në Kosovë që nga viti 2021.

Në këtë takim morri pjesë edhe atasheu rezident i sapoemëruar i Republikës Federale të Gjermanisë për Kosovë, nënkoloneli Oliver Palkowitsch, shkruan klankosova.tv.

Kështu bëri të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“KOMFSK falënderoi nënkolonelin Nolte, i cili gjatë shërbimit të tij si atashe arriti që të shtyjë përpara shumë projekte, stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta. Gjatë periudhës 2021-2024 ai ndër shumë arritje të tjera, gjithashtu arriti të koordinojë vijimin e shkollimeve për pjesëtarët e FSK-së në Republikën Federale të Gjermanisë, organizimin e trajnimeve në Kosovë, donacionet e forcave të armatosura të Gjermanisë për FSK-në, si dhe shumë aktivitete tjera bilaterale”.

Në fund të takimit, Jashari dekoroi nënkolonelin Nolte me mirënjohje për përkushtimin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuuar kështu në thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.