Ambasadori i Britanisë së Madhe takohet me Jasharin, falënderon FSK-në për stërvitjen e trupave ukrainase

Ambasadori i Britanisë së Madhe takohet me Jasharin, falënderon FSK-në për stërvitjen e trupave ukrainase

Aktuale April 02, 2024 - 12:58

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Jashari e ka njoftuar ambasadorin Hargreaves për të arriturat e FSK-së në rrugën drejt zhvillimit të kapaciteteve për përmbushje të misionit.

Tutje, gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin kyç që ka luajtur Mbretëria e Bashkuar në profesionalizmin e FSK-së.

“Një pjesë e diskutimeve u fokusua në situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, si dhe ndikimin e saj në aspektin global të sigurisë. Ndërsa, ambasadori Hargreaves falënderoi GLT Jasharin për kontributin e FSK-së në stërvitjen e trupave ukrainase përmes operacionit Interflex në Britani të Madhe”, thuhet në njoftim.

Që të dy u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit të deritashëm dhe për gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen. /Zëri