Gashiqi reagon ndaj Sveçlës për grupet ekstreme që po trajnohen afër kufirit me Kosovën

Gashiqi reagon ndaj Sveçlës për grupet ekstreme që po trajnohen afër kufirit me Kosovën

Aktuale April 02, 2024 - 10:51

Ministri i Brendshëm serb, Bratislav Gashiq, ka reaguar ndaj homologut të tij kosovar, Xhelal Sveçla, rreth deklaratës së tij se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në kufirin me Kosovën.

Gashiqi ka drejtuar kritika ndaj Sveçlës, duke thënë se “sa herë që ai bën akuza ndaj presidentit të Serbisë, në fakt është një njoftim për dhunë dhe presion të ri ndaj serbëve.

“Ai e di që çdo gjë që shkruan dhe thotë është gënjeshtër, por me këtë mundohet të justifikojë mungesën e pavarësisë dhe mungesën e vetëbesimit, sepse ndryshe nga ai dhe Kurti, presidenti Vuçiq merr vendime me guxim duke dëgjuar popullin e tij dhe për të interesi i vetëm është mbrojtja e popullatës serbe dhe interesave të tyre në Kosovë”, tha Gashiqi.

“Konfliktet dhe tensionet janë i vetmi fjalor me të cilin Sveçla, por edhe pronari i tij Kurti, dinë të komunikojnë, jo përmes dialogut, respektimit të marrëveshjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.