Pas 26 vjetësh zbuluan se nuk kishte vdekur, stërnipi i Isa Boletinit tregon si i shpëtoi ekzekutimit nipi 19-vjeçar

Pas 26 vjetësh zbuluan se nuk kishte vdekur, stërnipi i Isa Boletinit tregon si i shpëtoi ekzekutimit nipi 19-vjeçar

Aktuale March 23, 2024 - 20:58

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit ka folur në detaje rreth historisë së familjes së tij, kryesisht për pasardhësit e kësaj familje.

Ekskluzivisht ai zbuloi në ndër historitë më të rënda që kjo familje u përball. Bëhet fjalë për njërin nga nipërit e Isa Boletinit, Mujë Boletinin, i cili si 19-vjeçar u vendos në rënd për t’u ekzekutuar. Por, fati i Mujës ishte i shkruar ndryshe. Ai fatmirësisht i shpëtoi plumbit, por humbi familjen e tij për rreth 26 vjet.

“Unë e kam zgjedh një rast ekskluziv që sot ta tregoj. Është fjala për Skënder Boletinin, pra nipin e Isa Boletinit, i cili ka qenë djali i Mujë Boletinit. Atë arritën komunistët ta arrestojnë në Urë të Ibrit, ka qenë diku rreth 19-vjeçar, dhe e dërgojnë me e pushkatu në Tivar. Kur mbërrijnë në Tivar, qysh është rendi i pushkatimit, ky ka qenë i ri, dhe kur fillon rafalli, plagoset dhe bie në agoni dhe të tjera kufoma bien mbi të”, tregoi Gazmendi.

Gazmendi thotë se Mujës i kishe ardhë vetëdija dikur në mbrëmje, me ç’rast kishte parë edhe një tjetër person që i kishte shpëtuar vetëm me plagosje ekzekutimit të menduar.

“Ai tha se kanë arritur me barkë nga deti malazez me dalë në Itali. Në Itali në atë kohë, kryetar i Kryqit Ndërkombëtar ka qenë Pajaziti, dhe e ka marr e ka sistemuar dhe më vonë ka punuar si mirëmbajtës në bazë ushtarake në Gjermani”.

“Familja për Skënderin e kanë ditë që është  i vdekur”, thotë Gazmendi i cili tregon ekskluzivisht se si familja Boletini e kuptuan pas rreth 26 vjetësh që Muja i kishte shpëtuar ekzekutimit, rrëfim ky të cilin mund ta dëgjoni në vegzën në vijim. /klankosova