Hoti ia përmend Kurtit 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit
Foto: Laura Hasani

Hoti ia përmend Kurtit 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit

Aktuale March 23, 2024 - 20:48

Ish-kryeministri Avdullah Hoti reagoi pas letrës që tre krerët e shtetit ia dërguan raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, me anë të së cilës u zotuan se do ta themelojnë Asociacionin, pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas Hotit, në kohën sa ishte në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti mblodhi 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit, të cilat tash janë të arkivuara në Kuvend. Hoti tha se mashtrimi i qytetarëve ka emër e mbiemër.